Kush jemi ne
Jemi Globus Travel. Rrugëtimi ynë nisi 25 vjet më parë. Sot, pas një eksperience dhe një përkushtimi të vazhdueshëm, jemi një emër i njohur dhe i besuar në treg, të vlerësuar për profesionalizmin, standardin e lartë të shërbimit, korrektësinë dhe kujdesin ndaj çdo detaji.
Me një prezencë të konsoliduar në tre tregje — Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë — krijojmë eksperienca udhëtimi përtej pritshmërive.
Bashkëpunojmë me partnerë prestigjiozë ndërkombëtarë, nga linjat ajrore dhe transfertat komode, te guidat profesionale, resortet dhe hotelet ekskluzive.
Filozofia jonë: përkujdesi në përsosmëri nuk është një objektiv, por mënyra jonë e të punuarit. Për të gjithë miqtë e Globus Travel, çdo udhëtim duhet të jetë i veçantë. Për këtë arsye, çdo itinerar ndërtohet me kujdes, me dashuri dhe respekt, duke ofruar siguri dhe kujtime të paharrueshme.


Çfarë bëjmë
Krijojmë eksperienca udhëtimi të kuruara në çdo detaj. Ofrojmë shërbime gjithëpërfshirëse, për të gjithë udhëtarët: individë, çifte, familje, grupe shoqërie, grupe pune, klientë korporativë etj.
Shërbimet tona përfshijnë:
- Paketa turistike në destinacionet më të kërkuara në botë
- Rezervime në hotelet dhe resortet ekskluzive të Globus Travel
- Paketa premium dhe luksoze
- Pushime verore dhe dimërore
- Bileta avioni
- Udhëtime me kroçere
- Pushime për Muaj Mjalti
- Ture të organizuara
- Ture individuale
- Transferta komode dhe të sigurta
- Sigurime shëndeti
- Itinerare të personalizuara për udhëtime individuale, familjare, në grup apo biznesi
- Këshilla, sugjerime dhe konsulencë gjatë udhëtimit
Përmes shërbimit tonë, garantojmë cilësi, fleksibilitet dhe udhëtim të qetë.

Pse të zgjidhni Globus Travel
Sepse për ne udhëtimi fillon para nisjes. Çdo detaj bën diferencën.
- Konsulencë e dedikuar për të gjetur udhëtimin që i përshtatet stilit dhe buxhetit tuaj
- Përzgjedhje e kujdesshme e hoteleve dhe resorteve
- Mijëra opsione akomodimi, nga boutique hotels deri te resortet më prestigjioze ndërkombëtare
- Mbështetje dhe asistencë në çdo etapë të udhëtimit
- Kursim kohe
- Akses i gjerë në rrjetin e linjave ajrore dhe itinerareve ndërkombëtare
- Bashkëpunojmë me partnerë serioze
- Qindra e mijëra klientë të lumtur
