Punta – Cana

Punta – Cana

price from

Kur themi Punta Cana patjetër qe u shkon ne mendje plazhi dhe dielli. Nëse jeni i ri, i moshuar, ose në moshen e mesme, ju me të vërtetë duhet të paktën një herë në jetën tuaj, te jeni pjese në ndonjë nga plazhet e mahnitshme te Punta Cana-s. Natyra e egër shkon në mënyrë të përkryer me ngjyren blu të thellë të detit të pafund, të gjitha këto të kombinuara me vendpushime të mahnitshme dhe të mbushura me resorte të gjalleruara që do t’ju trajtojnë me kujdesin maksimal. Nese u pelqen relaksi dhe doni ti shpetoni grupit te turisteve, kridhuni ne brigjet e ishullit ‘Saona’. Mbremjeve bashkohuni jetes se nates ne ambjentet e ‘Coco Bongo’, e kerceni nen ritmet e performancave te ndryshme. Keto dhe shume arsye te tjera jane shpjegimi pse nuk duhet ta humbisni kete destinacion.

Moti

I ndodhur në anën lindore të Republikës Dominikane, Punta Cana ka një klimë tropikale të thatë dhe të lagesht. Temperatura mesatare është rreth 30°C. Koha më e mirë për ta vizituar është midis Marsit dhe Korrikut.

Plazhet

Ujërat e kaltra dhe rëra e bardhe me pluhur janë ato që ju do të soditni nëse keni zgjedhur të vini këtu. Në zonën e Jugut, plazhet kanë me shume shkembinj por në veri, do të gjeni rërë të artë të butë.

Njerez miqesor

Vendasit, ne republiken dominikane jane shume paqesore dhe te dashur. Stafet e hoteleve jane mikprites dhe gjithnje nen sherbimin tuaj ne menyre qe te ndiheni si ne shtepine tuaj.

Resorte All-Inclusive

Mund te konsumoni cdo gje brenda pageses fillestare. Shumica e resorteve ne Punta Cana e ofrojne kete sherbim ndaj nuk keni pse te shqetesoheni per buxhetin qe do perdorni gjate dites.

Argetime

Gjithnje do te keni dicka per te bere. Duke filluar qe nga aktivitete vendase si psh ‘Snorkeling’ ose xhiro me Kajak, e deri ne ture te cilat organizohen brenda vendit.

 Mama Juana

Pija tradicionale alkolike ne Punta Cana. Ne perberje ka: Vere te kuqe, rum, mjalte me levore peme si dhe ereza. Ngjyra eshte e kuqe e erret.

⁣⁣