Grup i organizuar – Stamboll

Grup i organizuar – Stamboll

price from €259€

Programi i ditëve të qëndrimit si në vazhdim:

Dita e parë

Nisja me Pegasus Airlines nga Tirana ora 02.45. Mberritja ne Stamboll ora 06.20. Prezantimi me guiden. Gjate rruges bejme nje ndalese tek Camlica Hill (Kodra e te Dashuruarve) me pamje mahnitese te detit te Marmarase dhe Bririt te Arte. Akomodimi ne hotel. Pasdite vazhdojme me shetitje me jaht ne Bosfor, ngushtica qe ndan dy kontinentet dhe qe mban emrin e Ijos, Lagjen Uskudar, Kulla e Vashes. Turi perfundon me vizite te sheshit Taksim

Dita e dytë

Pas mengjesit , Fillojme vizitat ne qytet, Pallatit te Dollmabahce i ndertuar ne shekullin e 19 dhe nje nga pallatet me madheshtore ne bote, perdorur si rezidence e sulltaneve te fundit te Perandorise hipodromi, skene e garave bizantine te atletikes apo festimit te fitoreve dhe aktiviteteve politike, Sultan Ahmet camii (Xhamia Blu), e famshme per 20,000 pllakeza blu mozaik nga Iznik, kishen e Haghia Sophia(Shen Sofia), nje nga mrekullite e botes se lashte, ndertuar ne 536 pas vdekjes se Krishtit nga Perandori Justinian, e kthyer ne xhami ne 1453 dhe tani ne muzeum, Topkapı Palace (Muze), vendbanim i sulltaneve per 400 vjet. Ketu do t‘ju jepet mundesia e njohjes se mrekullive te arkitektures moderne dhe asaj bizante qe perbejne nje nga magjite e stilit Otoman, vizite e pazarit te mbyllur.

Dita e tretë

Mengjesi ne hotel. Kohe e lire per shopping ose vizita opsionale. Ora 21.40 kthimi per ne Tirane. Mberritja ne Tirane ora 21.30

 

Ne cmimin perfshihet:

– Udhetimi me Pegasus Airlines

– 2 nete akomodim ne hotel 4*

– Mengjesi

– Transferta aeroport – hotel – aeroport

– Guida turistike si ne program, shetitja ne Bosfor

 

Hoteli: Sanat Pera Boutique

Periudha:

21- 24 Shkurt

08-10 Mars