Udhëtim me guidë – Romë

Udhëtim me guidë – Romë

price from €339

Të gjitha rrugët të drejtojnë në Romë! Udhëtim me guidë

Të ecësh në rrugët e qendrës, të provosh një kafe, shijet dhe aromat e lokaleve, duke përfshirë këtu edhe mijëra turistë.  Kjo është Roma, të bën të ndjehesh shumë madhështor/e.  Me guidën tonë të organizuar do të mund të shijojmë një sërë monumentesh historike e kulturore që ndodhen në këtë qytet madhështor.

25 Tetor

Nisja nga Tirana me avion ora 05.50. Mberritja ne Rome ora 07.15 . Fillimi i nje dite te plote me vizita tek ‘Colosseo – Foro Romano – Campidoglio – Piazza Venecia, Fontana Di Trevi, Pantheon, Piazza Navona. Koloseu , emri i vërtetë i të cilit është Anfiteatro Flavio, u ndërtua nga 2 perandorët e familjes Flavia. Vespasiano e filloi në vitin 72 para Krishtit dhe i biri Tito e përfundoi në vitin 80 para Krishtit. Në të njejtin shesh mund të admironi ‘Harkun e Kostantinit’ të shek. IV para krishtit dhe ‘Harkun e Titos’ në shek I para Krishtit. Vazhdojmë shëtitjen në këmbë në brendësi të ‘Forumit Romak’, zona arkeologjike më e madhe në botë në zemer të Romës. Duke arritur në ‘Campidoglio’, do të shijojmë pamje të sheshit në formë trapezoidale të projektuar nga Michelangelo Buonarroti. Duke zbritur drejt Piazza Venezia do të shohim monumentin më të madh të Europës Vittoriano: ‘Fontana di Trevi’. E bërë e famshme nga filmi “La Dolce Vita” e Federiko Felini . Ndërtimi i këtij sheshi ka filluar në 1732 nga Nicola Salvi dhe u inagurua në 1762. Vazhdojmë turin tonë me Palazzo Chigi, qëndra e politikës italiane në ‘Piazza Colonna’, ku gjendet dhe kolona e Perandorit Marco Aurelio . Vizitojmë ‘Pantheon’, i ndërtuar nga Perandori Adriano në shek.II para Krishtit, e veçantë për kupolën e hapur më të madhen në botë. Turi përfundon në ‘Piazza Navona’ dhe ‘Shatërvanin  e 4 lumenjve’, kryevepër e Bernini, babai i stilit italian Barok. Hyrjet tek Colosseo, Forumi Roman dhe Palatino Hill jane ekstra 12€.

Pasdite e lirë për shëtitje.

26 Tetor

Mëngjesi në hotel.

Program ekstra: Musei Vaticani – Cappella Sistina – Stanze Di Raffaello – Basilica Di San Pietro. Asnjë udhëtim në Romë nuk është i plotësuar nëse nuk vizitohet Basilica e San Pietro. ‘Basilica di San Pietro’ me një sipërfaqe prej 15,000m2 është bazilika më e madhe në botë. Këtu kemi mundësi të admirojmë veprën ‘Mëshira e Mikeloanxhelos’, mozaikët, vepra e artistëve të mëdhenjë, tendën e bronztë të Gian Lorenzo Bernini. Vazhdojmë me vizitë të Cripta Vaticana, varrin e San Pietro dhe shumë Papeve, ndërmjet të cilëve dhe Giovani Paolo II. Kompleksi i muzeumeve të Vatikanit është një trashëgimi unike e njerëzimit. Guida parashikon vizita të galerive të ndryshme të pasura me vepra të shekujve të kaluar. Më pas vazhdohet me afreskun e famshëm të Rafaelos, shkolla e Athines vepër e viteve 1509-1510. Përfundojmë vizitën në ‘Cappella Sistina’ me afresket hyjnore, vepër e mrekullueshme e Michelangelo Buonarroti. Vizita zgjat rreth 3 orë. Hyrjet tek muzeu i Vaticanit dhe Basilica e San Pietros është me pagesë 40€.

27 Tetor

Mëngjesi në hotel. Ora 08.20 kthimi për në Tiranë.

Përfshihen:
▪️Fluturimi me nisje nga Tirana, bagazhe të plota
▪️Akomodim në hotel me 4 yje
▪️Mëngjeset për ditët e qëndrimit
▪️Guida turistike profesionale
▪️Siguracioni i shëndetit në udhëtim

 

Çmimi për person: 339 eur