Paris

Paris

price from

Qyteti i dritave apo i dashurisë ? Parisi shkrihet më së miri mes të dy epiteteve.

I njohur për traditat e tij të qëndrueshme dhe hijeshi historike, është më dinamik se kurrë, duke ndryshuar me kohërat që evoluojne, në një metropol global të shekullit të 21-të. Është më i gjelbër, më i larmishem, më teknologjik dhe më novator këto ditë. Mos humbisni muzeumet me tavane qelqi te tille si ‘Orsay’. E pasi te keni vizituar Monet e Van Gogh, shijoni nje kafe ne te famshmen ‘Café de Flore’. Nje shfaqje ‘Burlesque’, xhiro rreth qytetit me makina tipike parisiene si dhe nje darke ne katin e siperm te kulles Eiffel , Parisi ofron cdo gje qe mendoni te jashtezakonshme.

 

Lumi Sene

Lumi ‘Seine’ kalon në zemër të Parisit, duke lidhur perendimin dhe lindjen. Është origjina e qytetit dhe zhvillimi i saj lidhet në mënyrë unike me lumin.

Kulla Eifel

Kulla Eifel është simboli i Parisit dhe i Francës. Ndoshta është Kulla Eifel që e bën Parisin një nga qytetet më romantike në Evropë.

Art dhe histori

Qyteti numëron 153 muze për të eksploruar, me muzetë si ‘Musée d’Orsay’ ose Muzeu i Luvrit te cilet njihen botërisht. Për një eksperiencë më vendase, vizitoni ‘Carnevalet Musée’ te cilat ofrojne

një paraqitje interesante në historinë e qytetit të dritave. Ose eksploroni disa muze të vegjël, por interesantë si Muzeu i Parfumeve.

Është parajse për blerësit

Dyqane të mëdha në Boulevard Haussmann – Galeries Lafayette, Printemps dhe kështu me radhë – kanë vitrinat më frymëzuese në Evropë. Në Fauchon dhe Hédiard, qyteti ka dy nga dyqanet më të bukura ushqimore në kontinent. Dhe askush nuk krijon bizhuteritë me me finese se sa ata në Vendôme.

Kopshti i Luxembourg-ut

Këta kopshte paqësore shërbejnë si një nga zonat më të këndshme dhe inspiruese te zones. Merrni një libër dhe lexoni ose zgjidhni te beni një piknik me disa lloje djathi, një baguette dhe një shishe verë për ta shijuar me miqtë.