Maldive

Maldive

price from

Duhet ta pranojme, ajo qe pritet ne Maldive nuk eshte asgje më shumë se të pushosh në diell, të dyndesh ne kokteje dhe të shijosh perëndimin e diellit mbi Oqeanin Indian, por sapo te mbërritëni në ishull, do te shikoni se ka më shumë gjëra për të bërë në Maldive sec keni menduar fillimisht.

Zhytjet

Një nga destinacionet kryesore të zhytjes në tokë e nëse ka një vend ku duhet ta provoni, është këtu. Ka shumë qendra të përballueshme ku mund të bëni një zhytje nëse nuk jeni të certifikuar, ose regjistroheni për disa opsione për zhytje në një nga shkëmbinjtë e shumte. Maldivet janë të njohur për peshqit ‘Stringray’, migracionin e peshkaqenëve dhe breshkat e detit. Ujërat e kulluar kristalë ofrojnë shikueshmëri të pabesueshme dhe nuk ka nevojë për një kostume këtu, uji është cuditerisht i ngrohtë.

Notoni me delfinet

Duhet të themi, delfinët në Maldive janë disa nga krijesat më aktive dhe te gjalla që kemi parë ndonjëherë! Ato luajne me ujin duke dhene një shfaqje të madhe për turistet. Nje xhiro me anije do te ishte perfekte per te luajtur me keto krijesa kaq paqesore e te dashura.

Piknik privat

Nje shporte e mbshur me ushqimet tipike delikate maldiviane si karavidhet, djathrat, dhe natyrisht një shishe shampanjë. Do të keni pamjen e kaltert te nuancave të mrekullueshme te oqenit që ju rrethon dhe shkelqimin e ujit pasi eshte I cekët dhe i rrethuar nga rera e pastër, e bardhë.

 Nje takim ne SPA nenujore

Ne ‘Per Aquum Huvafen Fushi’ gëzoni gurët e nxehtë, trajtimet e fytyres, shampanjën dhe zhardhokun e këpurdhave për lëkurën. Është përvoja me e vecante relaksuese, duke marrë një trajtim të rrethuar me mure xhami nepermjet te cilave kemi pamjen e oqeanit.

 

Përjetoni kulturën lokale

Disa mund të pëlqejnë të futen në kulturën dhe trashëgiminë e pasur që vendasit i referohen si një ishull “shtëpiak”. Dilni nga kornizat e luksit dhe vleresoni ‘Thulaadhoo’ për artet dhe zanatet vendase.