Prage

Prage

price from €459 Eur

Programi i ditëve të qëndrimit si në vazhdim: ( I mbyllur ) 

Dita e parë

Nisja nga Tirana me avion, ora 15:00. Fluturimi me Air Serbia, tranzit në Beograd. Mberritja në Prage, ora 20:05, prezantimi me guidën dhe transferta aeroport-hotel. Akomodimi në hotel me 4 yje.
Guida ju shoqëron në hotel dhe asiston në momentin e check-in deri në akomodimin nëpër dhoma.

Dita e dytë

Mëngjesi në hotel. Dite e plote ekskursion me guide profesionale ne qytet. Shetitje me autobus ne Pragen e mrekullueshme. Gjate vizitave ne vende turistike do t’ju percillet historia dhe kultura e ketij qyteti.Vizite ne Keshtjellen e Prages, e perdorur si rezidence e princave bohemiane, mbreterve dhe me vone ne historine moderne nga presidentet. Gjate ketyre shekujve ajo fitoi formen e saj te mrekullueshme. Vizite ne Lesser Side, Pallatin Mbreteror, Katedralen e St.Vitus, St.Georges Basilica, Kishen e St.Nicholas dhe Pallatin Kinski, Ora Astrologjike dhe Ura e Karlit. Ndalesa dhe foto-kujtime nga Praga. Gjate turit do kete kohe per te konsumuar dreken. Në orën 16:30 nisja nga sheshi Republika ( Qendra tregtare Palladium ) për në hotel. Pasdite e lirë për grupin.

Dita e tretë

Mëngjesi në hotel. Opsionale (45 Euro) Ditë e plote, për të vizituar qytetin e Karlovi Varit ose ndryshe Karlsbad i cilësuar si qyteti mbretëror dhe vendbanimi më i famshëm i Europës së shekullit të 18, vend i preferuar nga shumë figura historike të kohrave të ndryshme. Ne mbremje opsionale nje udhetim ne lumin Vltava. Nen atmosferen magjike te dritave do te shijoni pamjen magjepese te Prages naten.

Dita e katërt

Mëngjesi në hotel. Kohe e lire per vizita individuale ose ne qender tregtare. Transferta hotel-aeroport. Nisja per ne Tirane ora 18:50.

Mberritja ne Tirane ora 01:35 .

 

Ne cmim perfshihen:
– Udhetimi me avion
– Akomodimi ne hotel 4*
– Mengjesi
– Guide shoqeruese
– Shetitjet si ne program
– Transferta Prage aeroport-hotel-aeroport

Periudha e udhëtimit :

25 – 28 Prill

Cmimi: 459 EUR personi