Bodrum – Lujo Resort & Spa

Bodrum – Lujo Resort & Spa

price from

Me mendje per te realizuar dicka ndryshe, qëllimi I ketij resort eshte krijimi I momenteve gjithnjë e më të lumtura për mysafirët. Ne Lu-Jo, çdo moment i gëzuar përfshin artin e përsosur ne mënyrën se si ai i bën thirrje mendjeve, zemrave dhe shpirtrave tanë. Arti dhe harmonia, cilësitë e thella të zemrës, janë shtyllat kryesore të konceptit “Lu-Jo” për të krijuar një mjedis tërësisht unik.

Lujo Bodrum, me stilin e tij minimal arkitekturor, ngjyrat natyrore dhe pamje spektakolare të Egjeut, shkrin rehatine dhe luksin me një ekuilibër delikat dhe një ashpërsi artistike për t’ju ofruar më shumë kënaqësi sesa një kryevepër.

Do të gjeni shumë më tepër sesa keni ëndërruar ndonjëherë në dhomat luksoze me pamje te plote ose te pjesshme nga deti. Kozmetike te markave luksoze si dhe robdishamper për të rriturit dhe fëmijët, lavamane te dyfishtë, një gardërobë, një tavolinë dhe internet me shpejtësi të lartë për ata që dëshirojnë të mbajnë njërin sy në punë, aparat kafeje dhe minibar ju presin në dhomat qe fillojne nga 40 m2 në 100 m2.

Ushqimi & Pijet: Këtu në Lujo besohet se pushimet duhet të trajtohen si “art”. Nuk ka bufe në restorantet e tyre. Çdo porosi që jepni do të përgatitet menjëherë nga kuzhinierët. Ju mjafton të zgjidhni vendin tuaj në mesin e restoranteve të këndshme dhe te prisni qe porosia juaj te jete gati.

Restorante: Kozza, Sibora, Sorriso, El Gaucho, Alarga, Asma, Bistro, Opa, Secret

Bare: Chocolate Bar, Beach Bar, Fly-Inn Bar, Pier Lotus, Pablo Esco Bar, Escape Bar, Joy Bar, Sports Bar, Vitamin Bar.

Argetimi: Nga festat buze detit e deri në Sensum SPA, nga sesionet e yoga në natyrë për te perfunduar me sportet e ujit në det, nga ekskursionet brenda zones e gjithashtu dhe xhiro me helikopterë në ishuj, Lujo do te ktheje dëshirat tuaja ne realitet.