Voyage Sorgun Side

Voyage Sorgun Side

Voyage Sorgun është një kompleks luksoz që ofron shërbim të standardeve të larta dhe cilësore. Kompleksi është destinacioni  i ëndrrave për pushuesit që duan të jenë shumë më pranë natyrës për të shijuar kështu vijën e pare bregdetare dhe duke qenë gjithashtu të privilegjuar për të marrë shërbimet më cilësore të ushqimeve. Akomodimi është i strukturuar në mënyrë të detajuar në bazë të standardeve bashkëkohore për t’ju përshtatur kërkesave të çdo klienti.

Voyage nënkupton ekselencë në shërbim si dhe mikpritje të ndërthurur me natyrën e mrekullueshme. Duke shërbyer ushqimet e përgatitura nga Shefa profesional, ju do mund të shijoni gatime të shijshme. Nisur sipas konceptit “ultra all inclusive” restoranti kryesor ofron gatime unike dhe cilësore. Gjithashtu ka pastiçeri që fton mysafirët në një botë të ëmbël. Trajtimet Spa Center, ju japin qetësinë në ambientet e paharrueshme duke ofruar masazhe shumë të ndryshme dhe trajtime me ekipin e specialistëve. Voyage Sorgun ka shfaqje skenike spektakolare dhe do t’i bëjë netët edhe më të ndritshme! Në prani të DJ me famë botërore, jepen shfaqje të paharrueshme.

Fëmijët janë çdo orë duke u argëtuar me lojëra. Mini klubi ofron aktivitete të mbikëqyrura nga instruktorët profesional që i përshtaten çdo grupmoshe për të krijuar një program të qartë. Përveç pishinës, restorantit, parkut për një pushim të plotë të këndshëm, kompleksi ofron gjithashtu një shërbim të veçantë për fëmijët e moshës nga 0 – 3 vjeç.

Ju keni mundësi të zgjidhni në programin tonë!

 

Të përfshira:

  • Pijet dhe ushqimet
  • Minibar
  • Çadra, shtretër dhe peshqirë plazhi
  • Hamam
  • Sauna
  • Festa ditëlindjesh
  • Qendra e fitnesit
  • Sporte të ndryshme
  • Muzikë live

Me pagesë:

  • Babysitter
  • Shërbimet e lavanderisë
  • Dyqanet
  • Parukeria
  • Mjeku dhe infermieria
  • Shërbimet mjekësore dhe ilaçet
  • Spa, masazhe dhe trajtime
  • Telefon dhe faks
  • Qendra e lojërave
  • Sportet e ujit