Selectum Resort Belek

Selectum Resort Belek

Selectum Luxury Resort është një nga resortet me luksoze të zonës, i cili ofron një sërë alternativash që ju të jeni tërësisht të lumtur me zgjedhjen që keni bërë.

Një kombinim perfekt i dhomave me luksin dhe komoditetin për ta bërë qëndrimin tuaj sa më të këndshëm dhe të pacenueshëm. Ju takon të shijoni mikpritjen, shërbimin dhe bukurinë e pamjes që ky hotel pasqyron. Mund të qëndroni për orë të tëra duke soditur peizazhin e ngrohtë dhe mikpritës. I detajuar në të gjitha elementet, me një skuadër që punon për menaxhimin e të gjithë punës, ju do të merrni energji pozitive.

Menu speciale dhe të pasura do të shërbehen gjatë gjithë ditës për ta bërë edhe më të bukur. Shërbimet mundet të ofrohen edhe në dhoma në mënyrë që të shijohet komforti dhe privatësia.

Bëjeni veten gati të argëtoheni pafund nëpërmjet aktiviteteve gjatë ditës si golfi, tenisi, futbolli, lojërat e ujit, basketboll, pingpong aerobi, mini golf etj. Të gjitha këto janë programuar për të argëtuar jo vetëm gjatë ditës, por për të vazhduar me të njëjtin ritëm edhe gjatë mbrëmjes. Ju mund të shijoni darkat dhe mbrëmjet tuaja me miqtë me frekuentimin në parti Gala, kokteje, muzikë live etj.

Sa kohë ne besojmë që pushimet kanë një rëndësi shumë të madhe për vogëlushët që mundet të eksplorojnë vende të reja dhe të bëjnë miq të rinj. Për ta është menduar me kujdes që koha të jetë vetëm më gëzime dhe lumturi nëpërmjet restoranteve, mini club, pishina për fëmijë, animacione etj.

Selectum Luxury Resort i plotëson të gjitha kërkesat e një turisti që rend pas qetësisë dhe argëtimit. I gjithë programi është një mozaik me shërbime cilësore dhe të një standardi të lartë.

 

  • Largësia nga aeroporti: 30 km
  • Largësia nga qyteti: Antalia, 39 km
  • Koncepti: All Inclusive

 

Shërbime të përfshira:

  • Palestër
  • Pishina
  • Spa
  • Golfi
  • Futbolli
  • Basketboll
  • Ping-pong
  • Aerobi
  • Mini golf
  • Banja Turke
  • Fushë tenisi
  • Sallon bukurie
  • Kuti sigurimi
  • Animacione
  • Parking
  • Restorant A ‘La  Carte
  • Sauna
  • Disko
  • Baby Sitting
  • Ajër i kondicionuar
  • Salla konferencash

Shërbime me pagesë:

  • Sporte ujore me motor
  • Pije importi
  • Spa dhe trajtimet e bukurisë
  • Shërbimi në dhomë