Granada Luxury Belek, një kompleks i ri turistik, i cili është një demonstrim perfekt i luksit dhe mikpritjes. Granada Hotel ndodhet në Belek, 33 km nga aeroporti i Antalias dhe 42 km nga qendra e qytetit të Antalias. Hotel është ideuar të mikpresë miqtë e tij, me premtimin se do të përjetojnë pushimet ideale në brendësi të tij. Detajet janë të mirëmenduara, prandaj pushuesit do të shpenzojnë kohën e tyre vetëm për t’u relaksuar dhe duke u surprizuar nga komforti që hoteli synon të përçoj në organizimin e tij. Pamja që hoteli ofron është totalisht e pushtuar nga natyra e mrekullueshme, e cila kombinohet me shërbimet e hotelit për ta bërë qëndrimin sa më relaksues. Në Granada Luxury Hotel Belek, ju do të keni mundësinë t’i dhuroni fëmijëve tuaj shumë buzëqeshje dhe lumturi, kjo sepse resorti ka menduar të gjitha alternativat që mund t’i bëjnë ata të lumtur, si pishinat e fëmijëve, restoranti me gatime të dedikuara, minidisko, kinema në gjuhë të ndryshme, klube profesionale ku fëmijët luajnë me bashkëmoshatarët dhe mbikëqyren nga një staf profesional kujdesi.
Shërbime të ofruara:
Shërbime me pagesë: