Konsulent i specializuar për shitje

Icon July 13, 2019
Icon By globust1
Icon 0 comments

Konsulent i specializuar për shitje

 

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe hapjes së degëve të reja jemi në kërkim të konsulentëve të specializuar, të cilët do të sjellin në jetë pasionin për udhëtimet duke influencuar të udhëtuarit në sigurinë e cilësisë së Globus Travel.

 

Kompania Globus Travel është një nga agjensitë lider të turizmit në Shqipëri. Me një eksperiencë shumëvjeçare, e integruar tërësisht në politikat e zhvillimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me hotele të kategorisë së lartë. Një kompani me prezencë disa-vjeçare në tregun Amerikan, me zyra në New York dhe New Jersey, tashmë prezente prej dy vitesh edhe në Kosovë. 

 

Privilegjet e të punuarit me ne

–        Bëheni pjesë e një kompanie prestigjoze me standard të lartë cilësie dhe shërbimi

–        Orare të përcaktuara pune ( 9:00-17:30)

–        Kënaqësi e të punuarit me një grup pune të kualifikuar dhe bashkëpunues.

–        Mundësi për të njohur dhe analizuar së afërmi produktin nëpërmjet udhëtimeve.

 

Kompetencat

 

  •      Profesionalizmi: Njohja e kërkesave të lidhura me udhëtimin; aftësia për të njohur dhe vepruar përballë prioriteteve në një konflikt. Tregon krenari në punë dhe arritje; demonstron kompetencë profesionale dhe zotërim të produktit; Eshtë i ndërgjegjshëm dhe efikas në përmbushjen e detyrave, duke respektuar afatet dhe arritjen e rezultateve; Eshtë i motivuar nga çështjet profesionale dhe jo personale; Tregon qëndrueshmëri kur ballafaqohet ose sfida ose situata të vështira; Të jetë i aftë të zotërojë  ruajtjen e qetësisë në situata të ndryshme.

 

  •      Orientimi i klientit: Këtu konsiderohen (përfshihen) të gjithë ata të cilëve u ofrohet shërbimi si klientë dhe kërkohet të shohë gjërat nga pikëpamja e tyre; Identifikon nevojat e klientëve dhe i përshtat ato me zgjidhjen e duhur; Krijon dhe ruan partneritete produktive me klientët duke fituar besimin dhe respektin e tyre; Monitoron zhvillimet e vazhdueshme brënda dhe jashtë mjedisit të klientëve për të mbajtur të informuar dhe për të parashikuar situatat; Mban klientët të informuar për paketat ose ofertat momentale.; Plotëson afatet kohore për dërgimin e produkteve ose shërbimeve për klientin: Eshtë gjithnjë i gatshëm për t’ju përgjigjur klientëve.

 

  •      Planifikimi dhe organizimi: Zhvillon qëllime të qarta që janë në përputhje me strategjitë e dakorduara; Identifikon aktivitetet dhe detyrat parësore; Zbaton prioritetet sipas nevojës; Cakton sasinë e duhur të kohës dhe burimeve për përfundimin e punës; Parasheh rreziqe dhe planifikon një strategjitë përkatëse.; Monitoron dhe përshtat planet dhe veprimet sipas nevojës; Përdor kohën me efikasitet.

 

Edukimi: Preferohet të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e Turizmit.

Eksperiencë pune: Preferohet të zotërojë një minimum prej pesë vitesh eksperiencë në administrimin e udhëtimeve, duke përfshirë ndërtimin e paketave të personalizuara të udhëtimit sipas kritereve të klientit.

Aftësi të tjera: Aftësi në përdorimin e sistemit ‘Amadeus”.

Gjuha e folur: Zotërim profesional i gjuhës së shkruar Shqipe si dhe njohuri shume të mira të gjuhës  së folur dhe të shkruar Angleze. Preferohet niveli B2. Çdo gjuhë tjetër do të ishte plus.

 

 

Nëse jeni të apasionuar të sillni frymën dinamike në një kompani turizmi, atëherë ky është pozicioni i duhur i punës për ju!

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën: 

[email protected]

Leave a reply