LuJo Art & Joy

Icon January 7, 2019
Icon By globust1
Icon 0 comments
Me mëndje për të realizuar diçka ndryshe, qëllimi i ketij resorti është krijimi i momenteve gjithnjë e më të
lumtura për mysafirët. Në Lu-Jo, çdo moment i gëzuar përfshin artin e përsosur në mënyrën se si ai i bën thirrje
mendjeve, zemrave dhe shpirtrave tanë. Arti dhe harmonia, cilësitë e thella të zemrës, janë shtyllat kryesore të
konceptit “Lu-Jo” për të krijuar një mjedis tërësisht unik.
Lujo Bodrum, me stilin e tij minimal arkitekturor, ngjyrat natyrore dhe pamjen spektakolare të Egjeut, shkrin
rehatinë dhe luksin me një ekuilibër delikat dhe një ashpërsi artistike për t'ju ofruar më shumë kënaqësi sesa një
kryevepër arti.
Akomodimi: “Pak det dhe gjumë, është gjithçka që dëshiroj!”
Do të gjeni shumë më tepër sesa keni ëndërruar ndonjëherë në dhomat luksoze me pamje të plotë ose të
pjesshme nga deti. Kozmetika të markave luksoze si dhe robdishampër për të rriturit dhe fëmijët, lavamanë të
dyfishtë, një gardërobë, një tavolinë dhe internet me shpejtësi të lartë për ata që dëshirojnë të mbajnë njërin sy
në punë, aparat kafeje dhe minibar ju presin në dhomat qe fillojne nga 40 m 2 në 100 m 2 .

Leave a reply