Zyrih – Bern – Lucerne 739EUR

Bern-Switzerland

Dita e pare
Transferta per ne aeroport. Ora 10.30 fluturim direkt per ne Zyrih. Mberritja ne Zyrih ora 12.30. Transferta dhe akomodimi ne hotel. Ora 15.30 takimi me guiden dhe shetitje ne qendren e Zyrihut ne promenaden me te shtrenjte (bahnchofstrasse) te cilen fillojne ta zbukurojne per festat e Krishtlindjes ne fund te nentorit.  Darka e lire

Dita e dyte
Mengjesi ne hotel . Ora 09.00 nisja per ne qytetin e Bern (kryeqytet i Zvicres)125km larg. Vizite e zones se qytetit te vjeter me nje histori 800 vjecare, Katedralja Gotike e Munster, Kulla e Ores (Zytglogge) ndertim i shek.XIII , vizite e shtepise se Albert Einstein, vizite e parkut te dy arinjve embleme te qytetit Bjork dhe Finn, te cileve iu eshte dedikuar nje hapesire e posacme ne nje panorame te mrekullueshme te lumit Aare . Kthimi ne Zyrih. Darka e lire.

Dita e trete
Mengjesi ne hotel. Ora 09.00 nisja per ne qytetin e Lucerne (50km) ku do te vizitojme monumente te ndryshme historike dhe trashegimi kulturore. Gjate keti turi do te vizitojme Kapellplatz me shatervanin dedikuar Fritsch, Hof Church, HirchenPlatz, Weinmarkt, Muhlenplatz, uren e drunjte Spreurer me piktura te Vallezimit te Vdekjes, Kishen Jezuite, e ndertuar ne stilin Fiorentin te Rilindjes etj.Kthimi ne Zyrih. Darka e lire.

Dita e katert
Mengjesi ne hotel. Takimi me guiden per te vizituar zonen financiare dhe tregtare te Zyrih, muzeun nacional  me te njohur ne Zvicer (Landesmuseum) , nje pjese te qytetit te vjeter , Kishen e Fraumynster , Limmatquai, distriktin e Universitetit etj. Turi perfundon ne oren 16.00. Pasdite kohe e lire per shetitje ose shopping.

Dita e peste
Mengjesi ne hotel .Transferta per ne aeroportin e Zyrih. Ora 13.30 fluturimi i kthimit dhe me pas transferta per ne Tirane.

Ne cmim perfshihen:

-Udhetimi me avion ne Zyrih
-Akomodimi 4nete ne hotel 3yje superior ne Zyrih
-Shetitjet me guide ne Zyrih, Bern dhe Lucerne
-Transfertat me mjet komod

*Agjensia merr persiper te respektoje gjate realizimit te programit VENDIM Nr.65, datë 21.1.2009  PËR KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT