Venezia fundjave -299Eur

venecia__italia

E premte
Nisja nga Tirana me avion. Mberritja ne Venecia ora 16.25.  Transferta dhe akomodimi ne hotel. Darka e lire ne nje nga lokalet me atmosfere magjike te Venecias.

E shtune
Mengjesi ne hotel. Ne pjesen e pare te turit mund te fokusoheni ne Sheshin e San Markos ne zemer te Venecias, duke perfshire vizite te Bazilikes se San Markos, Pallati Doge , Uren e famshme te Psheretimave, Kishen e San Xhovani si dhe shume monumente te tjera te ketij sheshi. Me pas mund te vazhdohet me shetitje ne rrugicat e ngushta per te njohur Venecian e fshehur , do te kalojme neper urat duke ndjekur nje itinerar te pasur me monumente te rendesishme. Ky tur do t’ju ndihmoje te njihni historine e Venecias nga koha e krijimit deri ne ditet e sotme.Turi perfundon ne Uren Rialto. Me pas sipas deshires shetitja me gondola  (kohezgjatja 35min) do te ishte nje nga aktivitetet me esenciale gjate vizites suaj ne kete qytet. Gjate kesaj shetitje do te vizitoni pjese te qytetit, te arritshme vetem me kete lloj mjeti, unik , sic eshte dhe vete Venecia. Do te beni nje shetitje te dominuar nga hijeshia e Pallateve Veneciane dhe do te perjetojme ate epoke kur gondolat ishin mjeti kryesor i transportit per aristokracine Veneciane. Itinerari i gondoles  krijon mundesine te vizitoni Kishen e famshme Baroke , Operan La Fenice, Pallatin e Ca Darios,  Kisha San Moise, shtepine  e Mozartit ne Venecia dhe pallate te shumta te stilit Gotik dhe Bizantin, qe i bejne jehone asaj kohe te ndritshme te zhvillimit te Republikes se Venecias (Serenissima Republic).

E diele
Mengjesi ne hotel.
Opsionale nisja nga San Marco ne qender te Venecias per vizite ne 3ishujt e Murano , Burano dhe Torcello (kohezgjatja 3ore).
-Murano eshte ishulli me i famshem Venecian si rrjedhoje e fames  se punimeve te nje mjeshterie te rralle ne qelq. Banoret e Venecias kane prodhuar kristal dhe qelq qe ne shekullin e X, ne saje te tregtareve Veneciane qe sollen sekretin e prodhimit te tyre nga Lindja.Pas nje ndalese 30-35min do te vazhdojme udhetimin per ne – Burano, ishulli me piktoresk Venecian me rruge dhe kanale lidhese te shoqeruara me shtepi ne ngyra pasteli.-Torcello , qe ne te kaluaren ka qene qendra tregtare e Venecias tashme eshte i banuar nga vetem 60vete. I braktisur ai akoma ruan ne pasurine e tij historike Katedralen e Santa Maria Assunta , e ndertuar ne Shek.VII si katedralja e pare e Venecias.
Transferta per ne aeroport. Kthimi ne Tirane ora 17.00

Ne cmimi perfshihet:
-Udhetimi me avion
-Akomodimi ne hotel me 3yje superior ne qytetin e vjeter me mengjes perfshire
-Siguracioni i jetes ne udhetim

 

* Rekomandohet rezervimi ne avance per te perfituar oferten e parashikuar me siper.

 

*Agjensia merr persiper te respektoje gjate realizimit te programit VENDIM Nr.65, datë 21.1.2009  PËR KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT