Stamboll 08 Mars – 10 Mars 259 Eur

08 Mars
Nisja me Pegasus Airlines  nga Tirana ora 02.45. Mberritja ne Stamboll ora 06.20. Prezantimi me guiden. Gjate rruges bejme nje ndalese tek  Camlica Hill (Kodra e te Dashuruarve) me pamje mahnitese te detit te Marmarase dhe Bririt te Arte. Akomodimi ne hotel , me pas vazhdojme me shetitje me jaht ne Bosfor, ngushtica qe ndan dy kontinentet dhe qe mban emrin e Ijos, Lagjen Uskudar, Kulla e Vashes. perfundon me vizite te sheshit Taksim . Ne darke opsionale me pagese ekstra Gar music hall ose e ngjashme.

09 Mars
Pas mengjesit , fillojme me vizitat e Pallatit te Dollmabahce i ndertuar ne shekullin e 19 dhe nje nga pallatet me madheshtore ne bote, perdorur si rezidence e sulltaneve te fundit te Perandorise hipodromi, skene e garave bizantine te atletikes apo festimit te fitoreve dhe aktiviteteve politike, Sultan Ahmet camii (Xhamia Blu), e famshme per 20,000 pllakeza blu mozaik nga Iznik, kishen e Haghia Sophia(Shen Sofia), nje nga mrekullite e botes se lashte, ndertuar ne 536 pas vdekjes se Krishtit nga Perandori Justinian, e kthyer ne xhami ne 1453 dhe tani ne muzeum, Topkapı Palace (Muze), vendbanim i sulltaneve per 400 vjet. Ketu do t‘ju jepet mundesia e njohjes se mrekullive te arkitektures moderne dhe asaj bizante qe perbejne nje nga magjite e stilit Otoman, vizite e pazarit te mbyllur.

10 Mars
Mengjesi ne hotel. Kohe e lire per shopping ose vizita opsionale. Ora 21.40 kthimi per ne Tirane. Mberritja ne Tirane ora 21.30

Ne cmimin 259 Eur/person ne dhome dyshe  perfshihen:

– Udhetimi me Pegasus Airlines
– 2 nete akomodim ne hotel 4*
– Mengjesi
– Transferta aeroport – hotel – aeroport
– Guida turistike si ne program, shetitja ne Bosfor

 

*Agjencia merr persiper te respektoje gjate realizimit te programit VENDIM Nr.65, datë 21.1.2009  PËR KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT