Stamboll 31Dhjetor-02Janar 449Eur

31 Dhjetor
Nisja me Turkish Airlines  nga Tirana ora 08.40 . Mberritja ne Stamboll ora 12.20. Prezantimi me guiden .  Akomodimi ne hotel  dhe pas dreke vazhdojme me vizite te Sheshit Taksim me zbukurimet tradicionale te festave te fundvitit.

Darka festive ne hotel me muzike dhe pije pa limit, mundesi argetimi per te gjitha moshat.

01 Janar
Pas mengjesit te vone fillojme vizitat ne qytet , hipodromi, skene e garave bizantine te atletikes apo festimit te fitoreve dhe aktiviteteve politike, Sultan Ahmet camii(Xhamia Blu), e famshme per 20,000 pllakeza blu mozaik nga Iznik, kishen e Haghia Sophia(Shen Sofia), nje nga mrekullite e botes se lashte, ndertuar ne 536 pas vdekjes se Krishtit nga Perandori Justinian, e kthyer ne xhami ne 1453 dhe tani ne muzeum , Topkapı Palace (Muze) me pamje mahnitese te detit te Marmarase , Bosforit dhe Bririt te Arte, ndertuar ne nje nga 7 kodrat e Stambolllit, vendbanim i sulltaneve per 400 vjet. Ketu do t‘ju jepet mundesia e njohjes se mrekullive te arkitektures moderne dhe asaj bizante qe perbejne nje nga magjite e stilit Otoman, Kodra e te Dashuruarve.  Sipas deshires darke me pagese ekstra ne Gar Music Hall.

02 Janar
Mengjesi ne hotel. Shetitja fillon me nje vizite te Pallatit te Dollmabahce i ndertuar ne shekullin e 19 dhe nje nga pallatet me madheshtore ne bote, perdorur si rezidence e sulltaneve te fundit te Perandorise me pas vazhdojme me shetitje me jaht ne Bosfor , ngushtica qe ndan dy kontinentet dhe qe mban emrin e Ijos, Lagjen Uskudar , Kulla e Vashes .
Ora 19.55 kthimi per ne Tirane.

 

Ne cmim perfshihen:
-Udhetimi me Turkish Airlines
-2nete akomodim ne hotel 5*
-Mengjesi
-Darka festive e Vitit te Ri
-Transferta aeroport – hotel -aeroport
-Guida turistike si ne program , shetitja ne Bosfor

Per akomodim ne hotel 4yje paketa kushton 429EUR/person ne dhome dyshe

*Agjensia merr persiper te respektoje gjate realizimit te programit VENDIM Nr.65, datë 21.1.2009  PËR KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT