Split-Viene 5 dite- 390Eur

3LHD-waterfront-split-02

Dita e pare:
Nisja nga Tirana ora 07.00 me midibus . Rruges ndalesa te shkurtera ne Budva dhe Dubrovnik. Mberritja ne Split rreth ores 17.00.  Akomodimi ne hotel 3yje superior.  Darka ne hotel.

Dita e dyte:
Mengjesi ne hotel. Ora 08.00 vizite e qytetit te Splitit,  qyteti i dyte per nga madhesia. Vizite e Pallatit Diocletian , Pallatit Imperial , pjese e Trashegimise Boterore te Unesco-s. Shetitje ne sheshin e Republikes , nje shesh i madh i rrethuar nga te tre anet nga nje koleksion ndertesash ne neo-Renaissance dhe me pamje te mrekullueshme  nga porti. Vizite e Katedrales se St.Domnius dhe qytetit te vjeter me ndertesa karakteristike te bregdetit Dalmat. Rreth ores 13.00 nisja per ne Viene. Mberritja ne Viene rreth ores 20.00. Akomodimi ne hotel 4yje.

Dita e trete:
Mengjesi ne hotel. Ora 09.00 shetitje me autobus pergjate Ringstrasse ( bulevardi me i madh ne Viene) per te marre pershtypjet e para per pikat me te njohura te Vienes : Parku i Qytetit, Opera Shteterore , Muzeumi i Arteve te Bukura dhe Muzeumi i Historise Natyrore, Parlamenti, Bashkia, Teatri Burg dhe Kisha Votive. Me pas do te vazhdojme programin me nje shetitje ne pjeset me te bukura te qendres se qytetit : Hofburg (rezidenca dimerore e Habsburgeve), rruga tregtare (Kärtner Strasse), Katedralja e Stefanit , shtepia ku ka jetuar Mozarti, etj. Dreka e lire. Kthimi ne hotel. Pasdite e lire. Darka ne nje restorant tradicional Vienez.

Dita e katert:
Mengjesi ne hotel.Ora 09.00 nisja per vizite te Pallatit Schönbrunn , ish-residenca perandorake dhe nje nga vendet  turistike kulturore me te rendesishme ne vend. Pallati Schonbrun nuk eshte vetem nje residence imperiale dhe vend ku jane zhvilluar festa te pafund, por gjithashtu edhe nje vend ku artiste te famshem nga epoka te ndryshme kane krijuar ambiente te nje bukurie te rralle.Te gjitha dhomat  e pallatit kane nje histori te veten, histori te ngjarjeve historike te cilat jane tregues te nje atmosfere mbareboterore te epokes perandorake. Dreka e lire ne Viene Ora 14.00 nisja per ne Split . Mberritja ne Split rreth ores 22.00. Akomodimi ne hotel.

Dita e peste:
Mengjesi ne hotel. Nisja per ne Dubrovnik ku do te bejme nje ndalese dhe shetitje te lire ne qytetin te vjeter.Vazhdojme rrugen per ne Cavtat. Dreka e lire. Vazhdojme rrugen per ne Tirane. Mberritja rreth ores 20.00.

PERFSHIHEN :
-Udhetimi me midibus turistik komod
-4 nete akomodim ne hotel 3yje superior dhe 4yje
-Guida turistike
-Mengjesi dhe darkat sic pershkruhen ne program

*Agjensia merr persiper te respektoje gjate realizimit te programit VENDIM Nr.65, datë 21.1.2009  PËR KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT