Selanik 3dite – 139 Eur

selanik

21 Tetor 2016 :
Nisja nga Tirana me autobus turistik. Gjate rruges do te behen ndalesa per pushim te shkurter dhe dreken.Mberritja ne Selanik. Akomodimi ne hotel Pasdite e lire. Shetitje ne sheshin Aristotel , sheshi kryesor qytetit . Darka ne hotel.

22 Tetor 2016 :
Mengjesi ne hotel. Fillimi i nje dite e plote guide qe fillon me vizite te pjeses lindore te qytetit ku ka ndertime te periudhes Neoklasike. Me pas do vazhdojme me vizite te kishes se Agias Sophias, e cila eshte miniature e Hagia Sofia ne Stamboll, kisha e Osios David (e ndertuar qe ne shek.V), vizita te monumenteve Bizantine qe sot perdoren nga Universiteti i Selanikut , Kishes se Hagios Demetrios, mbrojtes i qytetit te Selanikut . Do te vizitojme Keshtjellen e Selanikut dhe Gedi Koule. Turi do te perfundoje ne shetitoren e qytetit me vizite te Kulles se Bardhe dhe skulptures se Aleksandrit te Madh. Dreka e lire (sipas deshires se grupit mund te organizohet nje nje “Ouzeri” te famshme dhe nje zone mjaft te bukur , prane sheshit. Darka ne hotel Pasdarke ne nje nga tavernat me muzike live (pagese ekstra)

23 Tetor 2016:
Mengjesi ne hotel. Paradite e lire. Ora 10.00 nisja per ne Tirane. Gjate rruges ndalese ne Pogradec, ne nje nga lokalet buze liqenit per dreken. Pasdite rreth ores 08.00 mberritja ne Tirane.

PERFSHIHEN:
– Udhetimi me autobuz turistik
– 2 nete akomodim ne Selanik hotel 4*
– Mengjesi dhe darka
– Guida turistike sic pershkruhet ne program

DOKUMENTACIONI:
-Udhetohet me pasaporte biometrike

*Agjensia merr persiper te respektoje gjate realizimit te programit VENDIM Nr.65, datë 21.1.2009 PËR KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT