Napoli-Sorrento-Positano-Amalfi-Caserta 16 – 19 mars 469 Eur

Napoli – Sorrento – Positano- Amalfi -Caserta

16 Mars ~ Nisja nga Tirana ora 12:55 me fluturim direkt per ne Napoli. Mberritja ora 14.20. Takimi me guiden vendase ne aeroport dhe transferta per ne hotel 4yje. Shetitje e organizuar me guide vendase per tu njohur me vendet me domethenese te qytetit te Napolit si: Spaccanapoli (bulevardi kryesor), Pallati Mbreteror (1780), Duomo Di San Gennaro (shenjti mbrojtes i qytetit), Piazza di Plebiscito, Castel Nuovo (1279) etj. Darka e lire .

17 Mars~ Mengjesi ne hotel. Nisemi nga Napoli dhe vazhdojme rrugen per ne qytetin e Sorrentos nje qytet bregdetar , i njohur per bukurine natyrore dhe rrugicat karakteristike me dyqane me prodhime artizanale. Shetitja jone ne kete qytet mbaron tek Punta Campanella nga ku mund te admirojme bukurine e nje  skenari Sorrentin , qe shume thjesht do i jepte fotos suaj bukurine e nje kartoline. Vazhdojme udhetimin per ne Positano, nje destinacion pushimesh i njohur, per plazhin e bukur me guralece dhe uje te kristalte ashtu sikurse per rrugicat e mbushura me butike dhe bare. Kisha e Santa Maria Assunta, me kupolen karakteristike te zbukuruar me pllakeza qeramike eshte nje tjeter vend domethenes i histories se ketij qyteti. Ndalesa e fundit e keti turi eshte Amalfi, qyteti i cilesuar per nga bukuria dhe historia, si pasuri e UNESCO. Kohe e lire per dreken dhe me pas kthimi per ne Napoli.

18 Mars~Mengjesi ne hotel. Vizite e Reggio di Caserta, nje kompleks arkitekturor qe shpalos para syve te cdo vizitori madheshtine e nje bukurie te ideuar per Mbreterit Bourbon te Napolit dhe ndertuar ne menyre te perkryer ne cdo detaj. Nje ndertese me siperfaqe prej 47,000 m2, lartesuar ne 5 kate, e denje per mbreter ne kulmin e madheshtise, me e madhja ne Bote  ne vlerat e volumit rreth 2,000,000 m3, me nje siperfaqe totale ndertese dhe parqe prej 235,000 m2
Pasdite e lire.

19 Mars~ Mengjesi ne hotel. Transferta per ne aeroport . Kthimi per ne Tirane ora 10:35.

Cmimi 469 Eur/person ne dhome dyshe

Ne cmim perfshihen :
– udhetimi me avion fluturim direkt ( me bagazh perfshire)
– 3 nete akomodim hotel 4yje ne qender
– mengjesi
– shetitjet si ne program
– hyrja ne Reggia di Caserta
– transferta aeroport-hotel-aeroport ne Napoli
– asistence gjate gjithe udhetimit

*Agjensia merr persiper te respektoje gjate realizimit te programit VENDIM Nr.65, datë 21.1.2009  PËR KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT