Dubai 27Nentor-02Dhjetor 699Eur/person

27Nentor: Transferta Tirane-Shkup e organizuar. Nisja e avionit nga Shkupi në orën 13.05 me . Mbërritja në Dubai në orën 21.05 (ora lokale). Kryerja e procedurës së vizës, pritja nga agjencia partnere dhe transferta për në hotel në Dubai.Akomodimi ne hotel me 5*.

28Nentor :Mengjesi ne hotel.Takimi me guidën, vizitë panoramike e qytetit të Dubait. Fillimisht kalohet tek Palma e famshme e Dubait, një ndalesë e shkurtër tek Palma. Vazhdimi i turit në zonën e Jumeirah, më pas do ndalemi në Xhaminë e Jumeirah. Ky tur panoramik do tju japë një panorame të Dubait modern të ndërthurur me Dubain e vjetër, për këtë do të bëjmë një ndalesë tek Al Fahdi Fort, një ndërtesë që na plotëson idenë se si kanë jetuar përpara këtij zhvillimi modern. Ndalesa e fundit dhe më e rëndësishme është në zonën e Deiras, ku do të mrekulloheni nga dyqanet e arit dhe erëzave. Darka e lirë. Opsional Extra Pagese – Dhow Cruise me darke ( 40 Euro PP – minimum 20 Persona ) 19:00 – 23:00 Dhow Cruise Ne mbremje do te bejme nje shetitje me Anije Dhow Cruise. Aty do kemi mundesi qe te shohim te gjitha godinat me te larta ne te dy anet e Dubai Creek. Shetitja shoqerohet me muzike orientale duke krijuar atmosfere te kendshme dhe duke shijuar darken me gatime tradicionale. Kjo do te jete nje eksperience me te vertete e paharrueshme gjate diteve te qendrimit ne Dubai Transferta dhe akomodimi ne hotel

29Nentor : Mëngjesi në hotel. Paradite e lirë për vizita të ndryshme ose për plazh në zonën e Jumeirah.
Pasdite tur i sugjeruar me pagesë ekstra(55 Eur) , Jeep Safari në shkretëtirë. Një nga ekskursionet më të prefeuara të turistëve në Dubai ne magjine e shkretëtires arabike. Udhëtim aventure me jeep në shkretëtirë ku do të mbërrijmë në kampin e improvizuar. Atje do të shërbehet një darkë e lehtë në formë zgare (barbecue). Një shfaqje e belly dance, e cila performon nën ritmet e muzikës arabe. Vendosja tek tendat tipike arabe me jastekë ku do të pikturohen duart me kena. Gjithashtu gjatë qëndrimit në kamp mund të shfrytëzoni mundësinë për të bërë një xhiro me deve ose të provoni “Shisha” (me pagesë shtesë).
Kthimi për në hotël dhe darka e lirë.

30Nentor: Mëngjesi në hotel. Takimi me shoqëruesin dhe guidën tonë. Tur i sugjeruar me pagesë ekstra(55 Eur) Vizita në qytetin e Abu Dhabit do t’ju japë mundësinë të njihni në mënyrë ideale trashegimnine dhe kulturën Arabe tipike të qytetit të Abu Dhabit, i cili është kryeqyteti i Emirateve Të Bashkuara Arabe. Pasi të kemi bërë një udhëtim të shkurtër rreth dy orë, ndalesa jonë e parë është në xhaminë “Sheikh Zayed”, ku do të realizohet një vizitë brenda xhamisë. Ajo është xhamia më e madhe në të gjithë Emiratet E Bashkuara Arabe si dhe xhamia e tetë më e madhe në botë. Është quajtur xhamia “Sheikh Zayed” sipas emrit të themeluesit dhe presidentit të parë të Emirateve. Xhamia është në gjendje të mbajë 40.000 persona, ku vetem në pjesën ballore mund të mbajë 9.000 persona. Pas xhamisë do të vazhdojmë vizitën në fshatin model të kulturës arabe ku do të zbulojmë, se si jetonin arabët në jetën e tyre të thjeshtë dhe modeste para zbulimit të burimeve te naftës. Gjithashtu do të shohim shtëpitë prej tullash balte dhe pazaret të cilat improvizonin arabët. Gjatë këtij turi për klientat që kanë dëshirë (me pagesë ekstra), mund të rezervojnë një drekë në pallatin e emirit. Ose mund të bëjmë një ndalesë në një nga qendrat tregtare të Abu Dhabit.
Më pas kthimi për Dubai dhe darka e lirë.

01Dhjetor: Mëngjesi në hotel.Tur i sugjeruar. Drekë në hotelin e vetëm në botë me 7 yje. Ky është prezantimi me mikpritjen më të mirë arabe. Burj Al Arab është ndërtuar në det dhe lidhet me tokën me një urë prej 280 metra të gjatë gjë që e prezanton Burj Al Arab si njëishull të vogël. Pamja e hotelit mbi gadishullin arabik e bën atë një simbol të Dubait modern. Dreka do të serviret në “Al Iëan Restaurant”, ku do të shërbehet kuzhinë internacionale e nderthurur me atë arabe. Fillimi iturit është rreth orës 11.30 ose 12.30 në varësi të rezervimit (ekstra 150 Eur).
Pasdite e lire per vizita ose shopping.

02Dhjetor: Transferta për në aeroport.Avioni niset ne ora 09.20.

✔Akomodimi 5nete ne hotel me 4* me mengjes
✔Bilete avioni me nisje nga Shkupi
✔Vizita te organizuara ne Dubai
✔Shoqerues nga agjensia dhe guide vendase
✔Siguracioni i Shendetit ne udhetim
✔Transferta nga Tirana ne Shkup V/ardhje

Per akomodim ne hotel me 5* 749EUR/person ne dhome dyshe

Pagesa e vizes eshte extra 79 eur

*Agjensia merr persiper te respektoje gjate realizimit te programit VENDIM Nr.65, datë 21.1.2009  PËR KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT