Dubai 8-12 Mars 699 Eur

08.03.2017
Takimi me guidën në aeroport në orën 13.30, prezantimi me personin që do shoqërojë grupin. Nisja e avionit në orën 15.10 me (Air Serbi – Etihad). Tranzit në Beograd ku do të kemi kohë të mjaftueshme për një tur në qytetin e Beogradit. Nisja për në Abu Dhabi (kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe) në orën 23.15 (ora lokale).

09.03.2017
Mbërritja në Abu Dhabi në orën 07.30 (ora lokale). Kryerja e procedurës së vizës, pritja nga agjencia partnere dhe transferta për në hotel në Dubai. (Kohëzgjatja e rrugës nga aeroporti në hotel rreth 1 orë).Akomodimi ne hotel me 4*
Rreth orës 16.00 takimi guidën, vizitë panoramike e qytetit të Dubait. Fillimisht kalohet tek Palma e famshme e Dubait, një ndalesë e shkurtër tek Palma. Vazhdimi i turit në zonën e Jumeirah, më pas do ndalemi në Xhaminë e Jumeirah. Ky tur panoramik do tju japë një panorame të Dubait modern të ndërthurur me Dubain e vjetër, për këtë do të bëjmë një ndalesë tek Al Fahdi Fort, një ndërtesë që na plotëson idenë se si kanë jetuar përpara këtij zhvillimi modern. Ndalesa e fundit dhe më e rëndësishme është në zonën e Deiras, ku do të mrekulloheni nga dyqanet e arit dhe erëzave.
Darka e lirë.

10.03.2017
Mëngjesi në hotel.
Paradite e lirë për vizita të ndryshme ose për plazh në zonën e Jumeirah.
Pasdite tur i sugjeruar me pagesë ekstra(55 Eur) , Jeep Safari në shkretëtirë. Një nga ekskursionet më të prefeuara të turistëve në Dubai ne magjine e shkretëtires arabike. Udhëtim aventure me jeep në shkretëtirë ku do të mbërrijmë në kampin e improvizuar. Atje do të shërbehet një darkë e lehtë në formë zgare (barbecue). Një shfaqje e belly dance, e cila performon nën ritmet e muzikës arabe. Vendosja tek tendat tipike arabe me jastekë ku do të pikturohen duart me kena. Gjithashtu gjatë qëndrimit në kamp mund të shfrytëzoni mundësinë për të bërë një xhiro me deve ose të provoni “Shisha” (me pagesë shtesë).
Kthimi për në hotël dhe darka e lirë.

11.03.2017
Mëngjesi në hotel.
City Tour Abu Dhabi.(opsionale)
Vizita në qytetin e Abu Dhabit do t’ ju japë mundësinë të njihni në mënyrë ideale trashegimnine dhe kulturën Arabe tipike të qytetit të Abu Dhabit, i cili është kryeqyteti i Emirateve Të Bashkuara Arabe. Pasi të kemi bërë një udhëtim të shkurtër rreth dy orë, ndalesa jonë e parë është në xhaminë “Sheikh Zayed”, ku do të realizohet një vizitë brenda xhamisë. Ajo është xhamia më e madhe në të gjithë Emiratet E Bashkuara Arabe si dhe xhamia e tetë më e madhe në botë. Është quajtur xhamia “Sheikh Zayed” sipas emrit të themeluesit dhe presidentit të parë të Emirateve. Xhamia është në gjendje të mbajë 40.000 persona, ku vetem në pjesën ballore mund të mbajë 9.000 persona.  Pas xhamisë do të vazhdojmë vizitën në fshatin model të kulturës arabe ku do të zbulojmë, se si jetonin arabët në jetën e tyre të thjeshtë dhe modeste para zbulimit të burimeve te naftës. Gjithashtu do të shohim shtëpitë prej tullash balte dhe pazaret të cilat improvizonin arabët. Gjatë këtij turi për klientat që kanë dëshirë (me pagesë ekstra), mund të rezervojnë një drekë në pallatin e emirit. Ose mund të bëjmë një ndalesë në një nga qendrat tregtare të Abu Dhabit.
Më pas kthimi për Dubai dhe darka e lirë.

Dita e peste 12.03.2016
Takimi me guidën në orën 05.00 dhe transferta për në aeroport.  Nisja e avionit në orën 08.20, tranzit në Beograd rreth dy orë dhe mbërritja në Tiranë në orën 14.40 (ora lokale).

Ne cmimin 699 Eur jane te perfshira

✔Akomodimi ne hotel me 4* me mengjes
✔Bilete avioni me nisje nga Tirana
✔Vizita te organizuara ne Dubai dhe Abu Dhabi.
✔Shoqerues nga agjensia dhe guide vendase
✔Siguracioni i Shendetit ne udhetim

Pagesa e vizes eshte extra 79 eur