Budapest -Viene 25-28Nentor 489Eur

25Nentor : Nisja nga Tirana ora 18.20 me Wizz Air dhe mberritja ne Budapest ora 19.50. Transferta per ne Viene (2.5-3 ore udhetim) . Akomodimi ne hotel 4yje afer qendres.

26Nentor: Mengjesi ne hotel .Ora 09.00 shetitje me autobus pergjate Ringstrasse ( bulevardi me i madh ne Viene) per te marre pershtypjet e para per pikat me te njohura te Vienes : Parku i Qytetit, Opera Shteterore , Muzeumi i Arteve te Bukura dhe Muzeumi i Historise Natyrore, Parlamenti, Bashkia, Teatri Burg dhe Kisha Votive. Me pas do te vazhdojme programin me nje shetitje ne pjeset me te bukura te qendres se qytetit : Hofburg (rezidenca dimerore e Habsburgeve), rruga tregtare (Kärtner Strasse), Katedralja e Stefanit , shtepia ku ka jetuar Mozarti, etj. Dreka e lire. Kthimi ne hotel. Pasdite e lire.

27Nentor: Mengjesi ne hotel. Ora 09.00 opsionale nisja per vizite te Pallatit Schönbrunn , ish-residenca perandorake dhe nje nga vendet turistike kulturore me te rendesishme ne vend. Pallati Schonbrun nuk eshte vetem nje residence imperiale dhe vend ku jane zhvilluar festa te pafund, por gjithashtu edhe nje vend ku artiste te famshem nga epoka te ndryshme kane krijuar ambiente te nje bukurie te rralle.Te gjitha dhomat e pallatit kane nje histori te veten, histori te ngjarjeve historike te cilat jane tregues te nje atmosfere mbareboterore te epokes perandorake. Pasdite e lire. Ora 15.00 nisja per ne Budapest. Akomodimi ne hotel 4yje afer qendres.

28Nentor: Mengjesi ne hotel. Ora 08.00 Pas nje prezantimi me historine e qytetit te Budapestit do te vazhdojme guiden, gjate se ciles do te vizitojme vendet me domethenese te qytetit; si Memorandiumi i Mileniumit, Rruga Andrasi, Shtepia e Operas, Ndertesa e Parlamentit, Keshtjella ne Buda ku ndodhet dhe Kisha Matias, Ish-Pallatin Mbreteror dhe Bastionin i Fisherman. Ora 13.00 Nisja per ne aeroport ora 16.10 kthimi per ne ne Tirane

Ne cmim perfshihen:
-Udhetimi me avion
-Akomodimi ne hotel 4**** ne Viene dhe Budapest
-Transfertat me autobus turistik
-Guidat turistike ne Viene dhe Budapest

 

*Agjensia merr persiper te respektoje gjate realizimit te programit VENDIM Nr.65, datë 21.1.2009  PËR KONTRATAT E PAKETAVE TË UDHËTIMIT